AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Korçë, i vihet kyçi Mësonjëtores së Parë Shqipe. Nuk lejohet asnjë vizitor të hyjë

I vihet kyçi Muzeut Kombëtar të Arsimit në Korçë, e njohur dhe si Mësonjëtorja e Parë Shqipe pas tërmetit në juglindje. Shkak është bërë dëmtimi i godinës dhe plasaritja e mureve.
Dëmtimi masiv i muzeut e bën të pamundur pritjen e vizitorëve. Mësohet se ka dëmtime në pjesën e brendshme dhe të jashtme. Prej datës 7 aktivitetet dhe vizitat në muze janë të pezulluara.
Nga tërmetet në Korçë u dëmtuan rreth 307 banesa, prej të cilave 95 kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *