Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Korçë/ Dëbora izolon dhjetëra fshatra, Spirollari: E pamundur të ndërhyjmë

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari ka folur për Fax News në lidhje me situatën aktuale të rrethit pas reshjeve të dendura të dëborës.

Spirollari u shpreh se situata është në monitorim të vazhdueshëm, por është ndërprerë mësimi në shumë shkolla dhe në disa fhsatra nuk mund të ndërhyhet për shkak të sasisë së madhe të dëborës.

“Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga shtabi i Emergjencave Civile.

Rrugët nacionale të Qarkut Juglindor janë të hapura dhe të kalueshme pa zinxhirë.

E bllokuar është vetëm rruga drejt Dardhës,për shkak të borës që i ka kaluar 70 cm dhe vijon ende të bjerë.

Rruga Korçë-Voskopojë e kalueshme me zinxhirë.

Bora ka lënë në izolim dhjetëra fshatra në zonat e thella malore.

Ndërhyrja në këto zona është e pamundur, për shkak të sasisë së borës. Në shumë shkolla të Korçës , Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës është ndërprerë proçesi mësimor.

Po ashtu në këto zona mungon energjia elektrike, për shkak të defekteve nga moti i keq.

Çdo strukturë në gatishmëri për të përballuar problematikat e motit të keq,”- u shpreh prefekti i Korçës.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *