Kryeministri Edi Rama foli sërish mbi bllokimin e aeroportit të Rinasit, teksa i cilësoi të pazëvdësueshëm kontrollorët. Rama tha se gjatë natës kishte diskutuar me negociatorët për vaksinat kineze që të mos shkonin në vend tjetër, pasi ishin parashikuar të mbërrinin ditën e djeshme.
Rama:
Ranë pre e sirenave joshëse të Haxhi Qamilit dhe përvëluan veten, të gjitha rënie mbrapsht janë ndryshe, rikthejnë të shkuarën në jetën tonë. Ndërkohë që ne kemi vendosur për të kapur një mal, dhe sa më shumë ngjitësh aq më larg të duket maja.
Goditje e rëndë duke bllokuar procesin e vaksinimit për disa javë sepse kontrollorët ajror nuk janë njerëz që zëvendësohen kollaj, në mënyrë shumë djallëzore, për ti zëvendesuar mund të duan disa javë. Aq duhen për të rikthyer kohën e Rrumpallës, por humbën një ditë ja lam hapësirën armikut të padukshëm për shkak të atyre xhavardurëve. Kaluam gjithë natën që të mos iknin në drejtim tjetër se nuk e kupton njeri se cfarë do të thotë që ti kemi porositur dhe ti themi që nuk i marrim dot për momentin. Është një kacafytje mes shteteve.
Bashk me një ish president që kanë futur në qorrsokat disa të tjerë dhe kanë futur në problem trafikun ajror. Vaksinat mbërritën në Shqipëri para pak, por ne jemi të vendosur të fusim Shqipërinë në vendin me shumë vaksinime dhe të hapim dyert për turistët.
(R.G/Faxweb.al)