Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kontrolle të befasishme, kapet në një lokal 39 vjeçari. Çfarë iu gjet me gjet me vete

Një 39 vjeçar është arrestuar në një lokal pas kontrolleve të befasishme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim në Kurbin.

Shtetasi me iniciale M.Xh., 39 vjeç gjatë kontrollit në lokal u kap pasi mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në zonën e Kurbinit, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shtetasit M.XH., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa,” thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi zyrtar:

Kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve kapet në një lokal, 39 vjeçari i cili mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë Qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan shtetasin:

M.Xh., 39 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në zonën e Kurbinit, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shtetasit M.XH., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.