Një operacion blic antidrogë është duke u zhvilluar paraditen e sotme në zonën e Qafë Thanës, pasi dyshohet se një furgon ka qenë duke transportuar drogë.
Burime bëjnë me dije se operacioni po kryhet nga FNSH-ja e Tiranës, ndërsa policia e Elbasanit po vepron në mbështetje të tyre.
Nga policia e Elbasanit ende nuk konfirmohet nëse në mjetin e ndaluar nga ana e policisë është gjetur drogë.
Një mjet është ndaluar dhe po kryhen kontrolle të imtësimshme. Në minutat në vijim priten të dhëna nga ana e policisë.
(E.K/FAXWEB.AL)