Zv.ministrja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho vijon inspektimin në terren për kontrollin e kushteve higjeno-sanitare në shkolla.
Në një postim në rrjetet sociale, Braho ka shpërndarë disa foto nga puna në teren, dhe ndërkohë shkruan se deri më tani, janë inspektuar 511 subjekte arsimore.
Përkatësisht 337 shkolla (9-Vjeçare e të mesme), 157 kopshte, 13 çerdhe, 2 konvikte, 1 subjekt i arsimit të lartë dhe 1 qendër për fëmijë.
Ndërsa po vazhdojnë përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor ? ??ne jemi të gjithë në terren për kontrollin e kushteve higjieno-sanitare, që të sigurohemi që ???? të gjejnë një mjedis të pastër dhe të sigurtë ? . Deri tani kemi inspektuar në të gjithë vendin 511 subjekte arsimore, nga të cilat: 337 shkolla (9-Vjeçare e të mesme), 157 kopshte, 13 çerdhe, 2 konvikte, 1 subjekt i arsimit të lartë dhe 1 qendër për fëmijë. Inspektimet vazhdojnë.
#ISHSH#FëmijëtTëParët.