Një 58-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës pasi kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij për konsumimin e lëndëve narkotike. Mësohet se shtetasi B.K është vënë në pranga, ndërsa gjatë kontrollit në ambientete e lokalit është sekuestruar një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 58 vjeç.
Bazuar në informacionet e marra se ky shtetas, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, është organizuar puna për të dokumentuar këtë veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit B. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht Policia e Tiranës. (E.K/Faxweb.al)