Ndërsa tërmeti i 26 Nëntorit ka bërë që dhjetra qytetarë të lënë banesat e tyre pasi janë të pabanueshme për shkak të dëmeve që kanë pësuar, pronarët e tyre vijonin të rezultonin si klientë të energjisë, furnizimit me ujë por edhe shumë taksave të tjera.
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se duke nisur nga sot, qytetarët që nuk do të kthehen më në vendet ku jetonin, mund të zgjidhin kontratën e furnizimit me ujë pa pagesë.
Ndërkohë lidhur me këtë UKD ka treguar edhe rrugën që do të duhet të ndjekin për zgjidhjen e kontratës ndërsa thekson se afati është deri më datën 31 Janar 2020.
UKD, njoftim për pezullimin e kontratave
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund ti pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj. UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë). Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)