Fax News raporton nga Shkodra se Hetimi Tatimor në aksionin e sotëm kundra paligjshmërisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër dhe AKU, ndëmorrën kontroll në një subjekt tregtar që merrej me konservimin e produkteve ushqimore.
Në biznesin në fjalë, u gjetën sasira të prodhuara jashtë standardeve dhe me një sërë problematikash.
Siç shihet nga fotot ekskluzive të Fax News, pajisjet dhe mjetet të cilat përdoren për konservimin e ullinjve dhe të turshive, gjenden në kushte skandaloze.
Kavanozat e qelqit shihen të futur në ujë të papaëstër ndërsa mjedisi ku gjenden të magazinuara arkat me kavanozat të cilët janë konsumuar dhe do të ripërdoren për të konservuar ullinjtë dhe turshitë, janë në një mjedis plotësisht të papastër, e të pasistemuar.
Kushtet higjenike të magazinës lënë për të dëshiruar.
Bëhet me dije se në vend po vijojnë veprimet hetimore nga AKU dhe Prokuroria Shkodër.
Lajmi në përditësim…
(E.L/Faxweb)