AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Konsensusi për Reformën Zgjedhore, reagon ambasada e SHBA: Trajtim të plotë rekomandimeve të ODHIR-it

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas arritjes së konsensusit mes palëve politike sa u përket konkluzioneve të Reformës Zgjedhore, duke e përshëndetur vendimin e sotëm ndërsa ka bërë edhe një apel për klasën politike.

Në këtë reagim thuhet se pas dakortësisë, duhet të punojnë së bashku për Reformën Zgjedhore, si një hap I rëndësishëm për të trajtuar rekomandimet e ODHIR-it.

Ambasada shpreh besimin se palët do të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni.

“Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, shkruan ambasada.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *