Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Koncesionet për HEC-et e vegjël jepen për oligarkët”, Abdulla Diku: Po investojmë në mënyrë të gabuar

Ambientalisti Abdulla Diku e sheh si të gabuar ndërtimin e hidrocentralëve të vegjël.

Në një intervistë për “FaxNews”, ai deklaroi se në një kohë kur HEC-et e mëdhenj nuk po furnizohen dot mjaftueshëm me ujë, të shtosh edhe HEC-et e vegjël është gabim.

Sipas tij, këto koncesione jepen vetëm për oligarkët dhe biznemenët.

Koncesionet për HEC-et e vegjël kanë qenë gabim. Kemi HEC-e që janë ndërtuar me dekada më parë që prej vitesh po vuajnë mungesën e ujit. Pra nga njëra anë japim koncesione për HEC-e të vegjël, nga ana tjetër kemi HEC-e të mëdha që nuk arrijnë dot kuotat e duhura.

Ky është paradoksi shqiptar. Prishim për të prishur. Janë koncesione që jepen vetëm për përfitime individuale, të oligarkëve dhe biznesmenëve sepse kanë një përfitim afatshkurtër. Nëse do të bëhet një vëzhgim, pothuajse asnjë hidrocetral nuk ka nivelin maksimal të ujit, nuk ka burime ujore për t’i bërë HEC-et efektivë”, tha ai.

Abdulla Diku tregoi edhe se Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova kanë patur një plan për të shpallur park kombëtar alpet shqiptare.

Por ai shtoi se vetëm Shqipëria nuk ka bërë hapa në drejtim të këtij plani sepse po favorizohen ata që kanë para.

“Nëse një zonë përcaktohet park kombëtar ose zonë e mbrojtur, atëherë nuk duhet të punohet në to. Këtu tek ne ka konkurrencë se në cilin park ka më shumë HEC-e.

Ka një projekt për të shpallur alpet shqiptare park kombëtar. Shqipëria, Mali Zi dhe Kosova kanë rënë dakord që Bjeshkët e Namuna të shpallen park kombëtar. Vetëm Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap për këtë. U bë plani i menaxhimit në 2015, por ka pesë vjet që nuk aplikohet, rri në sirtar sepse vendimet merren nga mafia e HEC-eve, nga ata që kanë para.

Përfitimi nga një HEC është afatshkurtër, përfiton vetëm kompania që investon. Me ndërtimin e hidrocentraleve, njerëzit nuk duan të shkojnë më në Valbonë, nuk duan të shohin tuba aty. E keqja vjen nga ata që kanë para, që investojnë në mënyrë të gabuar. Më mirë është të dish, sesa të kesh”, deklaroi Abdulla Diku.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *