Kompania amerikane Moderna, e cila ishte ndër të parat që nisi punën për të zhvilluar një kurë ndaj korónavirusit ka bërë testet eksperimentale të vaksinës, të cilat kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme.
Në 45 vullnetarët që u ínjektua tregoi se është e sigurtë dhe i jep imunitet trupave të tyre duke i bërë që të lùftojnë sémundjen. Ata morën dy doza të váksinës që kishin nivele të larta të antitrupave që shkatérrojnë vírusin dhe tejkaluan nivelet mesatare që shiheshin te njerëzit që ishin shëruar nga Cóvid-19, raportoi ekipi në New England Journal of Medicine.
Asnjëri prej tyre nuk pati efekte anësore, por më shumë se gjysma raportuar reaksione të lehta ose të mesme si dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore në anën ku u bë injeksioni. Këto ndodhën kryesisht kur injektuan dozën e dytë të lartë.
Ekspertët thonë se duhet një vaksinë për ti dhënë fund pándemisë së korónavirusit që ka ínfektuar miliona persona në mbarë botën dhe ka shkaktuar rreth 575 mijë vdékje. Moderna ishte kompania e parë që nisi testimet tek njerëzit më 16 Mars. Eksperti i Shëndetit Publik, Anthony Fauci i cilëson “lajme të mira” studimet e Modernës duke shtuar se vaksina e prodhuar ka nivele të larta të shkátërrimit të vírusit ose neutralizimit të antitrupave.(A.M/Faxweb.al)