Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EKSKLUSIVE/ Ministrja Balluku tha se nuk do të fillojnë fluturimet, Italia nxjerr datat kur do të rinisin udhëtimet me Shqipërinë

Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në të gjithë boten, u mbyllën kufijtë ajror dhe tokësor, ndërkohë që tashmë po shikohet për një rihapje të kufijve.

Ndërkaq Italia mbetet pengesa kryesore për lëvizjen e lirë në këto kohë, dhe ende situata do të vijojë të mbetet ende e mjegullt edhe për gjatë muajit qershor.

Ministrja e Transportit, Belinda Balluku tha se me shtetin fqinjë do të vijohet me riatdhesime, deri në një qartësim të situatës.

“Pas datës 26 qershor do të ketë një vendim për Italinë dhe Spanjën si dy vendet më shumë të prekura nga pandemia.  Janë dy shtete që nuk do të hapen njëkohësisht. Ndaj me Italinë do të vijojmë procesin e riatdhesimit, që unë mendoj që është një proces që ka funksionuar”, tha Ballaku.

Por Faxëeb.al ka siguruar një dokument ku shihet se Italia ka miratuar fluturimet me Shqipërinë të cilat do të rininisin nga data 16 qershor.

Siç shihet në dokumentin e miratuar janë disa kompani ajrore të cilat rinisin udhëtimet me shtetin fqinj, të cilat ishin mbyllur që pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë që pritet një reagim edhe nga ministrja e Transportit në lidhje me rifillimin e fluturimeve ajrore më Italinë. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *