Ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që masat aktuale të mbeten në fuqi edhe për 2 javët e ardshme.
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico pranoi në takimin e sotëm të Komitetit se në 2 javët e fundit ka një ulje të indicies, mirëpo kjo nuk do të thotë se masat aktuale duhet të zbuten.
Nga ana tjetër, nesër nis dhe zyrtarisht fushata elektorale e 25 prillit. Partia Socialiste pritet të mbajë një takim elektoral në sheshin Skënderbej, ku dhe përgatitjet për takimin e nesërm vazhdojnë të pashqetësuara, pavarësisht se Komiteti vendosi ditën e sotme të lërë në fuqi ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave.
(E.H/Faxweb.al)