Komisioni i Ligjeve ka rërzuar me dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin “Anti KÇK”. Me votat e deputetëve të mazhorancës është votuar për rrëzimin e dekretit.
Deputetet e opozites parlamentare Alban Zeneli, Korab Lita dhe Andi Përmeti kanë votuar pro dekretit.
Presidenti Meta vendosi të dekretonte rikthimin e tij me shqyrtim me pretendimin se janë 7 shkelje të aktit normativ. Sipas Presidentit ky akt normativ shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe të drejtat kushtetuese.
Edhe dekreti për pronat i kthyer nga presidenti Meta është rrëzuar. Dekreti i Metës për pronat është votuar nga të gjithë anëtarët për tu rrëzuar.
Kreu i shtetit kishte kërkuar që dekreti “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të rishqyrtohej sërisht në Kuvend.
Në dekretin e publikuar më 29 dhjetor, Presidenti parashtron argumentet kundërshtuese ndaj ligjit të ri të pronave, duke theksuar se skema e ofruar përmes tij në zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur të mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronarëve, që kanë një vendim administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive, siç kërkohet nga Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut(GJEDNJ).
Gjithashtu, thotë Presidenti, skema e ofruar përmes këtij ligji në trajtimin e dosjeve të patrajtuara apo ato që do të depozitohen rishtazi pas hyrjes në fuqi të ligjit bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike, të barazisë para ligjit dhe të së drejtës së ankimit.