SPAK ka prerë fletë-arrestet për dy aksionerët, Erion Peti dhe Klejdi Xibraku. Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.
Operacioni i koduar “EL MEJOR” mësohet se është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit,me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.
Ngarkesa kishte si detinacion firmën ‘’Masabi Fruits’’ në Kombinat të administratorëve Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, që të dy të arrestuar.