AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kokaina në Maminas/ Prokuroria nis hetimin pasuror për Arbër Çekajn

Pas kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Maminas, ku në një konteiner të ardhur nga Kolumbia ishte fshehur sasia e lëndës narkotike, ka nisur hetimi pasuror për 3 personat e akuzuar si trafikantët e drogës.

Prokuroria ka nisur verifikimin e pasurisë për Donaldo Lushajn, Armando Pezakun  dhe pronarin e “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

Prokuroria i ka dërguar një kërkesë bankave, hipotekave dhe zyrave që kryejnë transfertat e parave.

Arbër Çekaj, pronari i konteinerit është shpallur në kërkim dhe ende nuk është pikasur nga policia. Ambasadori Lu e konsideroi Çekajn pak ditë më parë si “peshk i madh”.

Ndërkohë që vetë i akuzuari, deklaroi në media se nuk ka lidhje me sasinë e kokainës së kapur në Maminas.

(F.G/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *