Ditën e sotme feston ditëlindjen Koço Kokëdhima, botues dhe politikan i njohur në vendin tonë, drejtues i partisë Zgjidhja. Një urim në këtë ditë të veçantë të të shoqit, nuk e ka lënë mangët as Brixhida Kokëdhima, e cila ka gjetur fjalët më të rralla për ta uruar.
”Koço i dashur, Je bekim i zotit për mua! Të uroj jetë të gjatë e shumë të begatë, plot vepra të mira jo vetëm për familjen! Më bëre të lumtur, krenare dhe të pasur! Çdo ditë jona është e bukur, çdo çast është i jetuar plotësisht! Marrsh nga ditët e mia dashuria ime!”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale, ku kanë vërshuar dhe urimet e ndjekësve.
Çifti Kokëdhima janë prindër të tre vajzave, të cilat janë mjaft të suksesshme në fushat e tyre, në muzikë, por edhe në menaxhimin e bizneseve të familjes. Edhe Faxweb.a iu bashkohet urimeve për ditëlindjen e 61 të Kokëdhimës!