Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Klopp ‘harron’ finalen, tekniku gjerman habit me deklaratat: Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës

Klopp ‘harron’ finalen, tekniku gjerman habit me deklaratat: Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës

 Trajneri i Liverpool-it, Jurgen  Klopp nuk po mendon për finalen e Ligës së Kampionëve. Ai është i fokusuar aktualisht në Premier League, ku sipas tij, ndeshja me Chelsean, është ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij.

Përballja me londinezët do të jetë ditën e diel, ndërsa rivaliteti është shumë i madh.

“Do të dëshiroja ta ndryshoja këtë, por ndeshja më e rëndësishme në karrierën time është ndeshja kundër Chelseat të dielën”, tha ai në një konferencë për mediat. Për momentin kjo është, e po aq e rëndësishme është edhe ndeshja kundër Brighton”-tha tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp.

Duket se Klopp është i vendosur që të garojë deri në fund edhe në kampionatin anglez, pasi finalja e Ligës së Kampionëve  ka kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur taktikisht. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *