Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Kanë vrarë një punonjës policie” Lala zbulon detaje për atentatin ndaj Preng Gjinit: Ishte i dyshuar për grabitjen e një banke. Ç’më tha ish-drejtuesi i burgut

Pas atentatit me tritol që iu bë Preng Gjinit dje në Tiranë, zbulohen detaje të reja për të shkuarën e tij.

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se përveç hasmërisë me familjen Reçi, familja Gjini dyshohet edhe për vrasjen e një polici. Po sipas Lalës, hetuesit thonë se kjo ngjarje është përjashtuar nga policia si pistë e hetimit për atentatin.

“Familja Gjini ka pasur tjetër konflikt të hapur, por policia dyshon që s’ka lidhje. Pjesëtarë të këtij fisi kanë vrarë një punonjës policie Ndue Kaza, nëse s’gaboj. Hetuesit thonë se është histori e largët dhe e zgjidhur mes palëve…”

Lala tha po ashtu se, “Preng Gjini në ‘97 ka qënë i dyshuar për grabitjen e bankës së Mirditës. Takova një nga ish drejtuesit e burgut dhe më tha që është shoqëruar, është mbajtur disa kohë i shoqëruar.
Dikur ka qenë edhe punonjës i policisë së shtetit dhe më pas është amnistuar”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *