Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe yni”, ministrja Xhaçka vizitë në familjen e majorit Tanushi

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar mesditën e sotme familjen e major Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në Letoni.

Ministrja ka takuar prindërit, bashkëshorten dhe të afërmit e komandantit te kontigjentit EOD në Letoni, të cilët prej mëngjesit të sotëm kanë hapur dyert e mortit dhe kanë pritur vizitat e familjarëve. (Lexo edhe ketu) 

“Me Klodin humbëm një djale të rralle e njëherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi eshte jo vetem biri juaj por edhe djali yne. Do i mungoje famijes tone të madhe në FA. Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qendrojme në krahun tuaj përherë”, mësohet të jetë shprehur Xhaçka në familjen Tanushi.

Majori la pas dhe tre fëmijë të mitur, dy djem 10-12 vjeç dhe një vajzë 1 vjeç e gjysmë.

Ndërkohë lidhur me ceremoninë e mbërritjes së trupit të tij në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes është duke biseduar me palën letoneze, ndërsa me mbërritjen në atdhe atij do ti jepet titulli dëshmori i atdheut.

Majori Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, humbën jetën pas një shëprthimi në datën 6 Maj në bazën ushtarake në Letoni, teksa ishin duke kryer parapërgatitje për shkatërrimin e municioneve dhe minave.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *