Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i biznesmenit Niko Goro, i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm nga Kliti Leka, para supermarketit të motrës së tij në Himarë.
Fax web mëson se Kliti Leka i ka dhënë një tokë për ndërtim pallati ndërtuesit Niko Goro, por autori dhe viktima nuk janë zënë për përqindjen e ndarjes.
Pas arrestimit nga policia të 53-vjeçarit, pak pas ngjarjes së rëndë, ai ka deklaruar se e vrava pasi më kishte para borxh.
Mësohet se Kliti Leka deklaroi në momentin e parë të arrestimit nga policia se i kishte shitur tokën biznesmenit Goro, por sipas tij, ai nuk i kishte dhënë paratë. “Më kishte paratë borxh, i kam dhene tokën. Më gënjeu”.
Niko Goro është qëlluar me 6 plumba dhe më një plumb është plagosur në këmbë edhe motra e tij Eftiqi Qesko e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përveç armës kallashnikov me të cilën kreu vrasjen, Kliti Lekës i është gjetur në makinën e tij edhe një pistoletë e cila është sekuestruar gjithashtu. Mbrëmjen e djeshme atuori është parë gjatë mbrëmjes në Himarë.