Klement Zguri ka braktisur mbledhjen e KQZ-së, pasi sipas tij institucioni që ai drejton nuk mund të shqyrtojë dekretin e presidentit.
Shkak për këtë u bë fakti që anëtarët e propozuar nga PS në Komision kërkuan që të diskutonin në lidhje me dekretin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, gjë që sipas Zgurit është e papranueshme.
Kreu i KQZ tha se dekretet e presidentit janë urdhërues për KQZ-në dhe nuk mund të zhbëhen hirearkitë.
Pasi bëri një analizë të situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të këtij precedenti, Zguri tha se nuk e shikonte veten të gatshëm për të qenë pjesë e kësaj mbledhjeje kështu që u largua nga punimet.
“Unë besoj se ka një hierarki ligjore, por e theksoj se mua personalisht nuk më ka ndodhur ndonjëherë që presidenti të marrë një vendim të tillë. Nuk dua të gjykoj dekretin e Presidentit, ka organe të tjera si gjykata kushtetuese që e bën këtë gjë. Por mua si drejtues i KQZ-së është detyrues si përfaqësues të procesit zgjedhor”, tha Zguri, dhe më pas u largua nga mbledhja.
Ndërkohë që të gjendur në siklet, anëtarët e propozuar nga PD po vijojnë mbledhjen, duke u përpjekur që të gjejnë dhe argumente ligjore.
Denar Biba në fjalën e tij tha se dekreti i presidentit bie ndesh me parimin e ligjshmërisë, dhe se Shqipëria ka mbetur pa një datë zgjedhjesh. Nënkryetari i KQZ-së u shpreh se procesi për zgjedhjet e 30 Qershorit do të vijojë.
(E.K/Faxweb.al)