AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kishin marrë tokë me qira për të kultivuar drogë, polica arreston në flagrancë dy persona (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar në Sarandë pasi u kapën duke kultivuar drogë.

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë për Kultivim të bimëve narkotike, shtetasit: Thanas Ciko, 53 vjeç, banues në Xarë dhe Remzi Arapi, 40 vjeç, banues në Xarë.

Arrestimi i tyre u krye pasi në një sipërfaqe toke në Xarë të marrë me qira prej tyre kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *