Një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i është mohuar hyrja në Kinë për të hetuar origjinën e Covid-19 në qytetin e Wuhan. Dy anëtarë ishin nisur për në Kinë, por njëri është kthyer dhe tjetri ndodhet aktualisht në një vend të tretë. OBSH tha se problemi ishte mungesa e lejeve të vizave.
Hetimi i shumëpritur u dakordësua nga Pekini në Dhjetor pas shumë muajsh negociatash me OBSH. Koronaivirusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, me shpërthimin fillestar të lidhur me një treg.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte përfunduar ende lejet për ardhjet e ekipit duke qenë se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtonin në minutën e fundit.
“Jam siguruar që Kina po përshpejton procedurën e brendshme për vendosjen sa më të shpejtë të mundshme,” u tha ai gazetarëve të martën në Gjenevë.
OBSH do të dërgojë një ekip prej 10 personash ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë për muaj me qëllim që të hetojë origjinën shtazore të pandemisë dhe saktësisht se si virusi kaloi për herë të parë tek njerëzit. (A.M/Faxweb.al)