Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur me emrin e artit, Kida ka vendosur të kënaqë kureshtjen e fansave të saj për ta parë në plazh, teksa ajo po shijon pushimet në Dubai.
Me adhuruesit, artistja ka ndarë disa foto tejet provokuese, ku shfaqet me linja tërheqëse, trup te nxirë nga dielli përvelues arab dhe me bikini të guximshme.
Kështu, Kida është parë me disa foto në bikini,ku i tregon asetet e saj si asnjëherë me parë.
Disa ditë më pare, Kida tha se “ndihet e dashuruar” edhe pse nuk tregoi të dashurin e saj kurse pas kësaj ajo u nis për pushime në Dubai e ku nga aty ka postuar disa foto tepër seksi.
Pa u shqetësuar nga polemikat apo reagimet që fotografitë e postuara mund të marrin, Kida ka zgjedhur që fillimisht të shkojë për pushime e nga atje t’i mbush bateritë për sezonin e ri, meqë ky vit pritet që të vije më shumë risi për këngëtaren.