I ftuar në studion e “Fax News” inxhinieri Artur Roshi foli lidhur me vendimin e qeverisë për konfiskimin e kateve pa leje në kryeqytet.
Roshi shprehu shqetësimin e tij si specialist i fushës sa i takon qëndrueshmërisë së këtyre objekteve, e rrjedhimisht sigurinë e jetës së qytetarëve që banojnë në këto ndërtesa me kate shtesë.
“Qeveria është artikuluar qartë, ka thënë që në raportet me këto katet pa leje tre janë opisonet: 1- çuarja në gjykatë ose në burg siç i pëlqen qevërisë të artikulojë, 2-pagesa e një gjobe, 3- Falja ose dhënia në natyrë e metrave shtesë. Mua si specialist i kësaj fushe më bie në sy që qeveria nuk interesohet për qendrueshmërinë, sigurinë e jetesës së qytetarëve, por interesohet thjesht për fitimet e ndërtuesve.
Do mari vetë ndonjë gjë, për pasojë enturazhi i saj, i qeverisë do të jetë pjesë e rryshfeteve të këtyre parave sepse aty nuk janë paguar taksa, nuk është paguar asgjë. Mos të themi që këto hyjnë tek ndërtuesi që që në një farë mënyrë e bëjnë vetë atë importin, hyjnë tek ndërtuesit që kanë marrë edhe për shkak të tërmeteve, tendera dhe kanë të drejtë të marrin pjesë pa Tvsh. Këtu abuzimi mund të ndërthuret pa masë, ndërtuesit e tjerë që kanë marrë ose sipërmarrësit e tjerë nuk ju shkarkohet tvsh që është bërë zero për shkak të tërmetit, sepse ka pasur një ligj për uljen e TVSH-së për shkak të ndërtimeve që do bëheshin për tërmetin, për mbështetje.
Këtu ka një ndërthurje, ka një rrëmujë që dikush paguan por ata që kanë pjesën përcaktuese të ekonomisë që ne i quajmë oligartë ata i kanë të zgjidhura gjërat dhe abuzojnë në të gjitha drejtimet. Po si ka mundësi që një ndërtues të bëjë 6 kate, 7 kate? E para ne duhet të shqetësohemi për sigurinë e tyre, në qoftë së është bërë mbi 5 kate, ose një kat shtesë, do të thotë që rrezikon qëndrueshmërin e objektit, kur është hartuar projekti për aq kate, ok nuk rrezikohet por ç’do të thotë kjo, se ndërtuesi e ka pasur një dakordësi që në themelet e godinës me këtë qeveri”-u shpreh Roshi.