Sipas astrologes Donna Page, ekuinoksi vjeshtor është gjithashtu koha e çlirimit dhe një mundësi për t’u pastruar nga gjërat e vjetra para rigjenerimit pranveror.
Ky ekuinoks ndodh kur dielli hyn në Peshore, shprehet astrologia duke shtuar se është një periudhë e vitit ku drejtësia, marrëdhëniet, mirësjellja, ndershmëria dhe shumë çështje të jetës sociale do të gjejnë ekuilibrin.
Mërkuri, planeti i komunikimit, në kohën kur dielli është në një kohë me ekuinoksin ju mëson si të komunikoni me njerëz të rëndësishëm. Saturni, planeti i rezistencës është i lidhur gjithashtu me ekuinoksin dhe ju bën më diplomatikë se zakonisht kur bisedoni me njerëzit, sidomos kur janë më të rëndësishëm.
Në të njëjtën kohë, hëna tek Peshqit e lidhur me Neptunin, thekson anën artistike të peshqve. Do të jenë më të ndjeshëm dhe më të dhembshur se zakonisht me të tjerët dhe u ushqen nevojën për t’i ikur stresit të përditshëm, ndoshta përmes yoga-s apo festivale muzikore.
Si ndikon ekuinoksi në shenjën time?
Çdo shenjë ndikohet nga ekuinoksi vjeshtor, por disa shenja i ndiejnë ato pak më ndryshe se shenjat e tjera. Peshoret në veçanti do të ndiejnë nevojën e fillimeve të reja, pasi muaji i tyre i ditëlindjes fillon direkt ditën pas ekuinoksit vjeshtor. Në mënyrë të ngjashme, dashi, gaforrja dhe Bricjapi do të kenë një shije të mirë lëngu astrologjik, shprehet Page sepse shenjat e tyre janë të lidhura me ekuinokset dhe solsticet. Pra nëse keni një projekt pasionant, është koha të shkoni përpara.
Për Virgjëreshat ekuinoksi ndodh menjëherë pas ciklit të ditlëlindjes së tyre, kështu që mund ta ndiejnë pak më shumë se shenjat e tjera. Megjithatë, duhet të punojnë me vetëbesimin e tyre gjatë kësaj kohe. (Sinqerisht, ju i meritoni një palë këpucë të reja).
Ndërkaq ekuinoksi vjeshtor do të bëjë Demin (i cili udhëhiqet nga Venusi ashtu si Pehsorja) të rishikojë disa marrëdhënie. Ndoshta është koha të flisni me shefin tuaj rreth ekskluzivitetit të diçkaje.
Sido që të jeë, ekuinoksi i vjeshtësn uk do të zgjasë përgjithmonë dhe ekuinoksi pranveror është duke ardhur.
Kështu që pastroni dollapin nga gjërat që duhen hedhur para ‘Black Friday’ dhe dilni të bisedoni me njerëz të këndshëm. Vjeshta duket shumë bukur që këtu.