Këshilli i Ministrave të BE për çështjet evropiane pritet të japë sot po-në për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndonëse për këtë të fundit pothuajse të gjithë vendet anëtare me të drejtë vote kanë rënë dakord t’i çelin negociatat pa kushte, për Shqipërinë pritet të vendosen disa semaforë ‘të kuq’ me kushte nga Budenstagu dhe disa të tjera të përcaktuara nga vende të tjera para se të nisë procesin e anëtarësimit.
Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, (SPD) tha në Berlin para video-konferencës për media, se sa i rëndësishëm është ky vendim:
“Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i largët, por është oborri I brendshëm i Bashkimit Evropian. Është në interesin tone të përbashkët që ky rajon të gjejë qetësi, paqe, qëndrueshmëri dhe shtet juridik të përhershëm. Dhe unë jam shumë I lumtur që ne sot kemi mundësi të vëmë një sinjal të qartë që BE-ja i mban premtimet e saj dhe që perspektiva e anëtarësimit në Ballkan vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.