Në vendin tonë është bërë e zakonshme që edhe me reshjet më t pakta të shiut të krijohen probleme. Rrugë të paasfaltuara, puseta që bllokohen nga mbjetjet, trafik i rënduar kjo është vetëm një pjesë e vogël e panoramës së një dite me shi.
Çdo ditë flitet për rilindje urbane, e cila do të prekë edhe zona të tjera, sepse tek e fundit me reformën e re territoriale nuk ka më fshatra.
Jo më larg se Durrësi, dita e sotme ka bërë që të shohim sesi një grua në moshë I duhet të ‘’hidhet’’ gurë më gurë për të kaluar rrugën. E pra në Shkozet jo në një fshat të thellë qindra kilometra nga Tirana.
‘’Lagja14-Shkozet(Durrës). Ndodh e njëjta gjë kur bie shi dhe banorët e kësaj lagje ndodhen në të njëjtën situatë kur nuk kanë nga të kalojnë për të shkuar në shtëpi. Në këtë foto ndodhet një e moshuar që për pak ra në kte pellg me ujë.
Për vota bejnë si të babezitur duke ardhur në çdo shtëpi duke dhënë premtime dhe duke bërë asgjë’’, është mesazhi që një e re banore në këtë zonë i ka dërguar blogerit Olti Curri.
E pra shpresa e vetme e këtyre qytetarëve është një medium për të shprehur zërin e tyre. (E.K/SHUPLAKA)