Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Keq e më keq situata me lirën turke, monedha vendase shkon në pikiatë pasi Erdogan shkarkoi guvernatorin

Monedha turke ra për 14 për qind, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore në fundjavë. Naci Agbal u cilësua si forca kryesore pas rritjes së lirës nga nivelet e ulëta historike. Erdogan e shkarkoi atë të shtunën, vetëm katër muaj pas emërimit.

Për vendimin nuk u dha asnjë arsye, por ai ndodhi vetëm një ditë pasi Banka Qendrore rriti ndjeshëm normën kryesore të interesit, për herë të tretë në pesë muaj – nga 17 në 19 për qind – në përpjekje për të kontrolluar inflacionin dyshifror.

Rritja e normës së interesit ishte mirëpritur nga tregjet, por ishte kundër pikëpamjes së Erdoganit, se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion.

Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.

Kjo rriti shqetësimet e investitorëve për ndërhyrjen e mundshme të politikës në çështjet monetare.

Dobësimi i lirës mund ta përkeqësojë inflacionin, pasi Turqia, për sektorin e saj industrial, varet nga importimi i energjisë dhe mallrave me çmim në dollarë.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.