FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Keni një iPhone të vjetër e të ngadaltë? Apple mund t’ju detyrohet 25 dollarë!

Apple do të paguajë deri në 500 milionë dollarë për ta zgjidhur me marrëveshje procesin gjyqësor ku akuzohet për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhoneve për t’i shtyrë blerësit të marrin të reja.

Marrëveshja e propozuar kërkon që gjigandi i teknologjisë t’i paguajë zotëruesve të disa modeleve të vjetra iPhone-I 25 dollarë.

Në 2017-tën, Apple e pranoi  ngadalësimin e performancës së pajisjeve më të hershme të saj, me pretekstin se këtë e bënte për “t`i zgjatur atyre jetën”, dhe jo siç pretendojnë kritikët për t’i shtyrë të shpenzojnë duke blerë telefonë të rinj.

Për këtë gjë, Apple u gjobit disa kohë më parë me 25 milionë euro nga autoriteti francez i mbikëqyrjes, DGCRF, i cili argumentonte se klientët nuk ishin paralajmëruar për komprometimin e celularëve të tyre me anë të përditësimit rutinë të programeve. Shqetësime kishte edhe për hile me bateritë e iPhonëve të vjetër.

Drejtuesit e Apple u mbrojtën duke thënë se performanca e tyre, binte me kohën. Por shumë konsiderojnë se kjo ishte thjesht prova që e gjithë kjo situatë ka qenë e planifikuar nga kompania.

Marrëveshja e fundit, e cila pritet ta marrë dritën jeshile të gjykatës në 3 prill, i vë kapakun një beteje ligjore që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Përdoruesit e iPhonëve në SHBA mund të paraqesin pretendimet e tyre për kompensim nëse kanë një iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus apo pajisje SE të blerë përpara 21 dhjetorit 2017.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *