Rigers Xhemollari, nga lëvizja Qëndresa Publike ka qenë i ftuar këtë të martë në studion e emisionit “Me Xhaxhiun”, në Fax News, ku ka folur për vendimin e komitetit teknik për të hapur auditorët vetëm për provime dhe konsultime pas datës 20 maj.
Sipas Xhemollarit, Komiteti Teknik duhet t’i hapte auditorët jo vetëm për konsultime dhe për provime, por edhe për mësimdhënie, sepse një gjë e tillë është njësoj si të organizosh një festival dhe të shkosh vetëm natën finale pa pasur festival.
Duke folur për problematikat e studentëve me mësimin online, Xhemollari deklaroi se sipas studimeve, vetëm 40% e studentëve marrin pjesë në mësim online. Ai shtoi se mungon infrastruktura për mësim online, duke përmendur si shembull mësimdhënien nga dhomat e gjumit të profesorëve.
Ai më tej përmendi si një gjë shqetësuese faktin që nga mësimi online mund të dalin analfabetë funksionalë.
25 prilli ishte një temë tjetër e diskutuar në studion me gazetarin Rezart Xhaxhiu. Xhemollari u shpreh se të rinjve i është bërë ofertë për të shitur votën e tyre. Ai theksoi se 60% e të rinjve kanë votuar si familja e tyre.
Intervista:
Vendimi? Kur lexova vendimin e Komitetit Teknik u njoha se studentët do të shkonin të bënin provim dhe konsultim pas datës 20, por mësimi do vazhdojë online. Nuk kemi një hapje për qëllimin kryesor, mësimdhënien. Është si të bësh një festival, dhe të organizash vetëm natën finale pa pasur festival. Pra të bësh një provim fizik kur ke një vit që bën mësim online. Në vendin tonë kemi pasur mësim nga dhoma e gjumit të pedagogut apo nga guzhina. Që do të thotë se nuk kemi infrastrukturë.
40% e studentëve kanë marrë pjesë? E kemi matur dy herë dhe na ka dalë rreth 40% e tyre. Nëse i pyet, arta të thonë se shumica nuk merr pjesë në mësim. Ne kemi studentë të cilët jetojnë në zona ku interenti nuk shkon, nuk ka valë. Apo të tjerë që kanë pamundësi ekonomike, pasi paketat janë të shtrenjta. Kemi qeverinë që ka investuar 2.3% të GDP për arsimin, më e ulëta në 20 vite dhe më e ulëta në rajon dhe Europë.
70% përmes celularit? Po është e vërtetë. 70% e studentëve i kanë ndjekur mësimet nëpërmjet celularit. Kjo është shumë e vështirë dhe vigjilenca është e ulët. Ky vendim ishte për të justifikuar leksionet e politikanëve që për dy muaj kanë dhënë leksione pafund pa maska.
Pandemia sa po na nxjerr studentë analfabete funksional? Në fakt ministria premtoi se do ta bënte një studim të tillë, por nuk e bëri. E pamë disa herë duke shkuar në familje me një tablet. Sot jemi në një situatë ku do ndajmë disa kartona diplomash, ku do të diplomohen studentë që kanë ndjekur dy vite online.
25 prilli? Kemi një ofertë ndaj të rinjve për të dhënë votën e tyre. I janë ofruar para 15% të të rinjve për ta shkëmbyer me votën e tyre. Ky është një tregues që dhe kjo me rritjen e moshës rritet. Kryefamiljarët kanë marrë oferta më të mëdha, sepse janë ata që kontrollojën votën. 60% e të rinjve thonë se kanë votuar si familja dhe janë familja ata që kanë caktuar si do votojë.
(E.H/Faxweb.al)