Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar përsëri në lidhje me situatë e krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës. Përmes një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”, ministri shprehet se megjithëse masave që ka marrë qeveria shqiptare për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, situate vijon të jetë problematike. Lleshaj njoftoi se me qëllim shmangien e grumbullimeve do të ngrihen pika kontrrolli nga policia të cilat do të këshillojnë qytetarët për të shtyrë planet e udhëtimit dhe shmangur situatën e krijuar sëfundmi.
Edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri të ditur se Fòrcat e Ármatosura do të vijojnë të jenë në ndihmë të qytetarëve që pop resin aktualisht në radhë si dhe u bëri apel qytetarëve që të shtyjnë kalimin në Greqi.
Postimi i Sandër LLeshaj: Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.
Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërgjatura pritjeje.
Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me fòrcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme
Postimi i Olta Xhaçkës: Fòrcat e Ármatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.
Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës.