Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka të gatshme rreth 200 respiratorë gjendje ndërsa 20 të tjerë sipas tij janë falë pakëtës së parë të ndihmave të BE-së.
“Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion. Në respiratorë ne sot kemi vetëm 4 veta”.
Rama tha gjithashtu se Shqipëria është vendi më me pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, që sipas tij vjen falë masave të marra.
“Jemi vendi në Europë me më pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, sepse i morëm të parët masat. Sot kemi 310 krevatë vetëm në dy struktura Infektivi dhe Sanatoriumi, pa llogaritur shumë të tjerë të lirë. Sot kemi të zënë vetëm 23% të kapacitetit të zënë, si rezultat i rezistencës fantastike, po të mos kishim marrë këto masa sot do të ishim në një gropë”, tha Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se punonjësit e hoteleve dhe restoranteve që janë mbyllur do të paguhen nga shteti.
“Kush ka punuar në hotele e restorante dhe janë mbyllur, hynë në atë kategori që do të pagune nga ne. Paketa e parë, biznes i vogël, nëse je i regjistruar, do të paguhesh. Nëse je punonjës në biznes të madh, i takon zgjerimit të paketës.”