Gazetari Enkel Demi është i njohur për batutat e tij, dhe për kundërshtitë e mëdha të qeverisjes së Edi Ramës, të cilat nuk ka nguruar që tia thotë as përballë kryeministrit. Por pikante mbeten veçanërisht postimet e tij në rrjetet sociale, e më i fundit është ai që ka bërë dje, në ditën e lindjes së kryeministrit Rama.
”Në ditë të shënuara si kjo e sotmja jam flamurtar i fláktë i përdorimit të masave kontraceptive”, shkruan Demi në postimin e tij në rrjetet sociale, e që duket se i referohet pikërisht ditëlindjes së Ramës, i cili gjatë ditës së djesjhme festonte 56-vjetorin e tij.
Edhe pse vetë Rama thotë se nuk i ndjek shumë ato që shkruhen në rrjetet sociale, padyshim që këtë koment të Kelit do tia thonë këshilltarët, e ndoshta do të ketë në ditët e ardhshme dhe një përgjigje pikante, siç ndodh zakonisht që të bëjë.
Vetë Rama zgjodhi që ditëlindjen e tij gjatë ditës së djeshme, ta festonte me gruan që e solli në jetë, Anetën, e cila kohëve të fundit ka pasur disa probleme me shëndetin e saj.