Në Sektor Seman në Fier komuniteti rom ka dalë në protestë ndërsa argumentojnë se karantinimi prej disa ditësh ka bërë që rezervat e tyre ushqimore kanë përfunduar dhe se nuk kanë me çfarë të ushqehen.
Ata shprehen se janë plotësuar listat për të marrë ushqime por deri më tani asnjë masë nuk është marrë ndaj tyre.
Gazetarja e Fax News, Fatmira Bajrami raporton se kryefamiljarët bëjnë apel në këto ditë të vështira dhe vetëizolimi duke qenë se anëtarët e komunitetit përgjithësisht merren me mbledhje mbetjesh të reciklueshme, ndërsa së fundmi nuk lejohen e për pasojë ju mungojnë edhe të ardhurat.
Disa prononcime të anëtarëve të komunitetit rom:
Qytetarja 1: Jemi grumbulluar për të thënë se rrimë brenda të izoluar dhe nuk kemi për të ngrënë, nuk na ndihmon njeri, as bashkia, vajta te administratori dhe më tha ik punoni tokën ndërsa Rama thotë nuk lejohet të dilni jashtë, nuk dimë këtë të dëgjojmë, Ramën që na thotë mos dilni apo administratorin që na thotë ikni punoni tokën.
Pse jeni grumbulluar duke thyer rregullin?
Qytetarja 1: Ku të ankohemi, fëmija kërkon bukë, invalidi kërkon bukë brenda çfarë ti japim për te ngrëne. Merremi me mbledhjen e mbetjeve, tani jemi izoluar me çfarë ta ushqejmë fëmijën që kërkon bukë.
Qytetari 2: Bashkia ka ndarë ndihma për pensionistët e vetmuar, 3 veta që janë pensionistë rom i kanë dhënë po këta të tjerët?!
Qytetrja 3: Fëmijë nuk kam, burrë nuk kam, jam e sëmurë, jam me zemër, me tension, s’kam ku të vete të marrë ilaçet. Unë nuk kam 200 lekë të marr një portokall apo një amitë. Nuk dal dot, jam shumë e sëmurë. Jam ankuar dhe askush, te komuna te Sandri. ‘Ik puno’. Kush do më japi mua? Komshinjtë më jepnin ndonjë copë buke, kam moshën por nuk më japin pensionin.
Qytetarja 4: Asnjë i prekur nuk është nga komuniteti rom, rrimë brenda, nuk dalim, duam ndonjë ndihmë ushqimore, duam edhe të hamë, mirë ne që jemi të rritur, por mërzitemi nga fëmijët që kërkojnë për të ngrënë e nuk kemi çfarë u japim. Ne romët jemi shumë të varfër, nuk marrim as ndihmë ekonomike, as pensione.
Qytetari 5: Gruan e kam me azëm, unë u bëra operim, mora recetën dje po ku të marr ilaçet, të iki në këmbë? Makinat janë bllokuar. Administratori nuk do t’ja dijë fare, Sandër Kola e ka emrin. 2 muaj pa kokërr leku me çfarë ti marr ilaçet, çfarë të marr për të ngrënë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)