Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“KÇK”/ Pa partnerët nuk do pastrohej llumi”, Blushi i përgjigjet Ramës: KM ka vetëm një partner strategjik

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë bëri disa postime të njëpasnjëshme në Twitter ku njoftonte se ditën e nesërme prezantohet  “Paketa Speciale AntiKÇK” duke iu referuar mbledhjes që do të zhvillojë KLP për ngritjen e SPAK.

Lidhur me këtë ka reaguar Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili shprehet se partner strategjik Kryeministri ka Xibrakën dhe Kolumbinë

“KM ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë!”, shkruan Blushi në “Facebook”.

Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre”, shkruan Rama në Twitter”, shkruante në njërin nga postimet Edi Rama të cilit edhe i është referuar Tedi Blushi.

“Do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”, Edi Rama: Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *