AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Karantina, si po ndryshojnë blerjet e shqiptarëve, nga peshoret, tek lojërat elektronike

Vendosja e detyrueshme e karantinës për popullsinë, ku të gjithë duhet të qëndrojnë brenda banesave dhe të dalin vetëm me arsye që lidhen me furnizimin me ushqime apo farmaci ka bërë që shqiptarët të kërkojnë të mbysin rutinën brenda mureve me alternativat që kanë.

Një pjesë e mirë duket se po tenton të përshtatë kushtet brenda shtëpisë për të kaluar kohën e karantinimit që nuk është e qartë se kur pritet të mbarojë.

Në këtë përpjekje duket se ka një ndryshim edhe të kategorisë së produkteve që qytetarët po blejnë nga shtëpia në dyqanet online.

Alexandër Kosenas, Drejtor Ekzekutiv i Neptun nënvizon se nga porositë online që bëhen pranë kompanisë janë një grup produktesh që po ecin më shumë se të tjerët. Këto nisin nga televizorët smart tek lojërat elektronike, peshoret apo pajisje të ushtrimeve fizike për përdorim shtëpiak.

“Gjithçka ka të bëjë me përshtatjen ndaj nevojave të reja. Duke qenë se njerëzit kalojnë më tepër orë në shtëpi, ata përdorin më tepër media pamore, kështu që ka patur një rritje sa i takon televizorëve SMART, lojrave elektronike dhe tabletëve. Ata gjithashtu bëjnë më tepër ushtrime fizike ne shtëpi kështu që ka më tepër kërkesa në kategori si matës të aktivitetit fizik, peshore dhe pajisje të ushtrimeve fizike për përdorim shtëpiak” shprehet ai.

E teksa njëri grup është ai që kërkon të “vrasë” kohën grupi tjetër është ai që po investon tek pajsjet e pastrimit apo ato të gatimit.

“Nga ana tjetër, njerëzit kalojnë më tepër kohë duke pastruar shtëpinë, për këtë arsye ne kemi vënë re një rritje të shitjeve në kategori si detergjentët, fshesat me korrent, lavatriçet. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, ata kalojnë më tepër kohë duke gatuar e pjekur, kështu që pajisjet e vogla për kuzhinë, makineria për kafe ekspres dhe aksesorët e gatimit janë tepër të kërkuara” shprehet Kosenas.

Shqipëria nuk është e vetmja me këtë tendencë edhe mediat ndëkrombëtare kanë raportuar një rritje të dukeshme të blerjeve që lidhen me produkte që shërbejnë për të kaluar kohën si videolojëra të cilat kanë arritur një nivel rekord apo edhe bastet online që kanë pësuar një rritje të jashtzakonshme

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *