Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vetëm 2 orë zgjati procesi/ Ulet trau në Kapshticë, dhjetra qytetarë në pritje me shpresë për nesër, të tjerët kthehen pas

Arritën në Kapshticë gjatë mëngjesit të së shtunës, por nuk mundën të kalojnë në Greqi, duke mbetur të bllokuar në kufi teksa natën e kaluar e kaluan sa në autobus, sa në hotelet pranë apo në mjetet e tyre private.

Kuota prej 300 personash që lejohen çdo ditë të hyjnë në Greqi nga kjo pikë kufitare u plotësua prej orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm, çfarë solli mbylljen e sporteleve nga autoritetet e vendit fqinj.

Shumica e  emigrantëve janë në limitet e fundit të afatit të  testit të Covid dhe kthimi pas do të thotë ritestim dhe kosto të shtuara financiare, ndërkohë që një pjesë prej tyre e kanë kaluar këtë afat tashmë pasi ndodhen prej më shumë se 24 orësh në kufi.

E njëjta histori është paraqitur edhe mëngjesin e sotëm ku dhjetra emigrantë ndodhen në pritje për tu futur në shtetin helen, dogana e të cilit ka ulur sërish traun këtë mëngjes pasi kuota e 300 personave që duhet të kalojnë në ditë është plotësuar sa hap e mbyll sytë.

Ata po qëndrojnë në pritje, duke shpresuar që do të kalojnë dhe të kapin afatet e tamponit, por nuk dihet se sa prej tyre do ta kenë këtë fat.

Autoritetet e kufirit thanë se regjimi kufitar nuk ka ndryshuar dhe pala greke e hapi kufirin rreth orës 06:00 të së dielës, ndërsa për më pak se dy orë kanë kaluar 300 qytetarë, që përkon edhe me numrin e lejuar sipas protokolleve të shtetit grek për 24 orë.

Disa prej emigrantëve, të cilëve ju mbaroi afati 72-orësh i testit Covid, janë kthyer pas, ndërsa duhet të bëjnë sërish një tjetër pasi nuk lejohet ta kalojnë kufirin pas pasur një certifikatë që dëshmon se nuk janë të infektuar me Covid-19.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *