Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kapet me drogë në makinë, pranga 19-vjeçarit nga Vlora

Një 19-vjeçar është kapur në ndjekje nga policia. Në bazë të informacioneve që policia kishte marrë, pasi dyshohej se në makinën tip Opel Corsa ka lëndë narkotike.

Pas kontrollit të mjetit Opel Corsa është gjetur 3.3 kilogramë kanabis sativa. Makina e shtetasit L.M 19-vjeç, është bllokuar afër Orikumit.

Informacioni zyrtar:

Kapet në ndjekie nga Policia një shtetas i cili posedonte lëndë narkotike në automjet.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bllokuar një automjet afër Orikumit, i cili dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të automjetit tip Opel Corsa është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.