Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Kanë dëgjuar që janë 3-4 veta në një dhomë dhe infermieri të shikon njëherë në 6 orë”, mjeku jep mesazhin e fortë: Ja çfarë po ndodh në spitalet Covid

Mjeku Ilir Allkja u shpreh se qytetarët nuk shkojnë nëpër spitale sepse kanë humbur besimin te sistemi jo te mjekët.

Ai u shpreh se mediat duhet të kishin lirinë për të pasqyruar realitetin në spitale dhe jo të serviren pamje me regji të ERTV

“Unë kam vizituar dhjetëra të sëmurë në shtëpi që kanë nevojë për shërbim spitalor por refuzojnë. Refuzojnë se kanë dëgjuar që janë 3-4 veta në një dhomë. Arsye tjetër legjenda urbane ku nuk ka shërbim që infermieri nuk të vjen as mjeku thjesht të shohin njëherë në 6 orë. Mjekët dhe infermierët dhe gjithë stafi po bëjnë gjithçka në shërbim të të sëmurëve. Nuk është faji i mjekëve që mund të jenë 3-4 veta në dhomë, është faji i politikave jo të duhura për të siguruar kushtet e nevojshme.

Qytetarët nuk kanë humbur besimin ndaj mjekëve por kanë humbur besimin ndaj sistemit se dhe në shtëpi nga mjekë po kurohen. Këtë pjesë e ka dëmtuar dhe pjesa e transparencës. Mediat duhet të ishin të lira të verifikonin, të hynte sa herë që ushte e nevojshme në pavionin që komuniteti të shikonte lirshëm sesi trajtohen të sëmurët dhe jo ti serviren pamje me regji të ERTV që tregon shërbim me 5 yje. Mjafton deklarata e kryeministri që Shqipëria ka të njëjtin nivel që të bën të humbësh besimin. Ne duhet ta paraqesim gjendjen siç është”, tha ai për Ora News.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *