Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë fjalës së mbajtur për media nga qendra e numërimit në Vasil Shanto, u ribëri sërish apel palëve politike të presin me durim rezultatin e zgjedhjeve dhe t’i pranojnë ato. Kim gjithashtu u bëri apel numëruesve që të bëjnë me integritet punën e tyre.
“Ne do ta shohim procesin nga afër. Votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Dhe unë besoj se do ta bëjnë. Është koha për ta që të qetësohen të kenë durim të presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet ata duhet t’i pranojnë ato. Le të shohim se si do të shkojë procesi” tha ambasadorja Yuri Kim.