Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë Fatjon Softa për të folur në lidhje me kamerat e vendosura në Shkodër, që dyshohet nga grupe kriminale dhe që janë çmontuar tashmë nga policia.
Softa tha se ato janë kamera të shtrenjta dhe se janë vendosur nga individë apo grupe që kanë interesa të ndryshme.
Sipas tij këto kamera mund të shërbejnë për të monitoruar por edhe për tu mbrojtur.
Softa: Është një lajm i mirë që kamerat janë të identifikuara, nuk janë subkjete shtetërore, por kamëera të vedosur nga individ, grupe që kanë interesa të tjera. Duhet të them që ka dy lloje kamerash ato analoge, dhe në rast konkret nuk janë analoge por janë të lidhur me një rrjet.
Këto janë kamera të shtrenjta, kanë rezolucion të qartë, janë 360 gradë, kanë një kartë memorie, që ne cdo moment përmes aplikacionit mund ta fshijë memorien. Kamera të tilla bëhen nga grupe që kanë interesa të ndryshme.
Një njëri që i ka vendosur ka pasur nje qëllim, mund të monitorosh trafikun, mund të vëzhgojë shërbimet e policisë, një lloj monitorimi, mund të shërbejë për mbrojtje, për njerëz që lëvizin në zonë.
Ky hetim duhet të thellohet. Duhet të ketë një hartë digjitale të vendosjes së hartave.