Bieta Sulo ka qenë e ftuara e radhës e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Ajo ka rrëfyer se si po shkon ekperienca e saj tashmë si moderatore e “Ftesë në 5″. Bieta tregon se ajo ka qenë shumë e turpshme dhe nuk e kishte menduar në vitet e para se një ditë do të dilte në studio dhe të kishte një emision të sajin.
” Unë kam qenë shumë turpalaqe. Në Top Shoë kur vinte rasti në festat e Vitit të ri apo fundsezonit, Albani përshëndeste gjithnjë stafin dhe kur vinte puna tek emri im, unë ulja kokën, kisha ca shtrembërime. Kam qenë dhe jam e trupshme por duket se puna më ka rritur në këtë drejtim.
Më lejoni që publikisht t’ju falenderoj juve. Faleminderit ju dhe bashkëshortëve tuaj që ju lanë shtatzënë dhe na ikët në mënyrë të menjëhershme nga Top Show Magazine.
Ne nuk kishim çfarë të bënim na duhej të gjenim një njeri me vrap për të hyrë në spektakël, primetime të premte dhe kur vjen propozimi, pse s’hyn ti? Se kisha menduar veten në ekran, aq më tepër 3 orë në trasmetim”,– është shprehur Bieta duke treguar se ikja e Aulonës dhe Fatmës, dikur opinioniste në Top Show Magazine bëri të mundur që ajo të dilte në ekran.
(E.K/FAXWEB.AL)