FlashSportTe FunditTe Gjitha

“Kam oferta nga Serie A” portieri i talentuar shqiptar: Ja kush janë dy dhujt e mi

Portieri i Shqipërisë, Gentian Selmani, në një intervistë të dhënë për “TransferMerkez TV” ka folur rreth të ardhmes së tij, por ndër të tjera ka zbuluar edhe idhulljt e tij në portë…

Selmani luan në ligën e dytë turke me Menemenspor dhe u transferua nga Laçi gjatë verës së shkuar. Disa skuadra të Serie A kanë trokitur në drejtim të tij, por thjesht sondazhe. “Kam dëgjuar disa gjëra, zëra merkatoje. Megjithatë, fokusi im është vetëm te stërvitja e fortë dhe vetëm te paraqitjet në fushën e lojës. Sa i takon merkatos, me këtë gjë merret agjenti im. Objektivi im primar është të fokusohem në fushë, të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën time”.

“Mendoj se kam punuar mirë, kam ndihmuar skuadrën. Kemi marrë rezultate të mira dhe deri më tani, jam i lumtur. Megjithatë, do të mundohem të punoj edhe më shumë, të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën”.

Në fund, idhujt e tij: “Unë kam disa emra që i kam shumë përzemër. Gianluiggi Buffon dhe Iker Casillas janë emrat që i shoh si idhuj”.

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *