Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Kam ndërmend ta marr dhe vetë nesër”, Putin vendos të vaksinohet kundër Covid-19

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vaksinohet ditën e nesërme kundër Covid-19. Në një deklaratë këtë të hënë, Putin tha se ka ndërmend që të marrë dhe vetë vaksinën nesër.

Putin tha se do të vaksinohet me një nga tre vaksinat ruse, por nuk tha se cilën do të zgjidhte.

“Vaksinimi është një opsion i secilit person, vendimi i tij personal. Duhet t’ju them se kam ndërmend ta marr vaksinën vetë nesër”, tha ai gjatë një takimi mbi rritjen e prodhimit të vaksinës së koronavirusit.

Ai gjithashtu tha se vaksinimi i Putinit nuk do të ishte një ngjarje publike, siç kanë bërë politikanët në disa vende.

“Jo, ne nuk presim që kjo të jetë një ngjarje publike”, tha  zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peshkov.

Duke folur gjatë takimit televiziv, presidenti rus tha se Rusia kishte nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të furnizuar vaksinën ruse Sputnik-V 700, për miliona njerëz.

Ai gjithashtu tha se ishte jetike të rritej prodhimi i vaksinave në Rusi, ku 4.3 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.