Pas seancës gjyqësore ditën e sotme në lidhje me çështjen “Babale”, Salianji ka folur për mediat duke thënë se asgjë nuk e intimidon apo frikëson, pasi gjithmonë ka kryer misionin e tij në politikë. Nuk ka vepër penale, prokuroria duhet të ketë prova, ska prova, ka vetëm indicie.
“Nuk më frikëson apo intimidon asgjë. Në këtë qeverisje të ashtuquajtur “Rilindja”, unë kam marrë rreth 30 kallzime, procedime penale apo padi nga ana e qeverisë.
Kjo nuk më tremb, përkundrazi, më jep më shumë indicie të vazhdoj misionin tim në politikë, që pak e dinë që politika është një mision, për të vërtetën. Unë e kam thënë dhe gjithmonë do e them, do luftoj për të vërtetën.
Me denoncimet e mia unë kam futur në burg persona që policia nuk i ka futur dot. Kemi rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj që sot është në burg. Kanë qenë duke lexuar atë që kanë lexuar më parë. Nuk fajësohem dot për agjitacion e propagandë.
Nuk ka vepër penale, prokuroria duhet të ketë prova, ska prova, ka vetëm indicie. Kjo është një mënyrë e pisët që ndjek prokuroria në shërbim të qeverisëpër të intimiduar cilindo”, është shprehur Salianji.
(E.K/FAXWEB.AL)