Nga një konferencë për mediat, kreu i PD Sali Berisha është pyetur në lidhje me kallëzimin që Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri ndaj tij, ish ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kreut të Gardës, Ndrea Prendi sa i takon 21 janarit.
Berisha teksa i cilësoi si budalliqe te ministrit, shtoi se Manja është vetëm bodigard i Edi Ramës dhe tha se nuk frikësohet ndaj akuzave.
Berisha: A ka mundësi të qëndrojmë te çështja më kryesore dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulesiut. Ai ka për detyrë të sillet si bodigard i Edi Ramës. Ai komenton veten. Njeriu direkt përgjegjës për atë që ndodhi, organizator kryesor është vetëm Edi Rama.
Kurrë nuk do i ndahet kjo akuzë. Nuk kam asnjë lloj. Jam njeri pa imunitet siç e dini. Si mundet mediat të heshtin para një skandali të përmasave transatlantike. A kuptoni ju se detyra kryesore e mediave është t’i shërbejnë publikut jo ta rrethojnë me mure censure. Janë të gjitha mediat e botës që flasin sot për Edi Ramën.