I ftuar mbrëmjen e sotme si çdo të martë ka qënë në studio gazetari Aulon Kalaja I cili ka diskutuar mbi aktualitetin politik në vend.
Kalaja ka folur për artikullin e publikuar nga ‘Bild’, duke e cilësuar atë si një të vërtetë e cila paraqet qartë gjendjen aktuale të vendit.
“Një ujë që nuk rrjedh qelbet. Prandaj erdhi dhe një shkrim i tillë. Ajo që vë re unë është që ai e fut Shqiprinë në vendet me trafik shumë të lartë droge. Kur lexohet ky lloj artikulli mendoni si dot të jetë e ardhmja jaonë. Qëllimi është një dhe vetëm një, largimi i kësaj qeverie.”
Në vazhd të kësaj gazetari ka komentuar dhe situatën e kanabizimit të vendit të ndodhur vetëm 1 vit më parë.
“Në atë kanabis që prodhohet nuk e pijnë të huajtë por fëmijët tanë, në atë kanabis punojnë të rinjtë me 30 mijë lëke dita. Kanabisi tani ka kaluar dhe në shkollat 9-vjecare. Unë si koleg e falenderoi Tiede për një peshë shumë të rëndë që ka zgjedhur të mbaj mbi shpinë.”
Ndërkohë i pyetur nga gazetarja e FaxNeës, Xhilda Kondi se si opozita do ti ndaloj zgjedhjet ai është përgjigjur:
Një qeveri ka nevojë për një opozitë të fortë që e ka. Opozioita ka protestën kështu që kryeministri nuk ka si të krijoj një opozitë të re ose të bëjë ndërtimin e këtyre partive të vogla. Opozita nuk caktohet dot nga Edi Rama . Kryeministri do të tërhiqet sepse nuk ka as sasin dhe as cilësinë e duhur me vete. Janë të implikuar.
Më lejon të përmend disa. Kemi Vangjush Dakon që ka vjedhur gjithë votat në Durrës, i cili është i implikuar me dosjen 339. Kemi Damian Gjiknurin i cili duhet të ishte në burg është personi që do të bëjë reformën zgjedhore, njeriu kryesor i dosjes 184. Pastaj kryeministri nuk shkon dot në zgjedhje me këtrë kod zgjedhor.
Kalaja ka vijuar më tej duke komentuar kështudhe pozicionin e opozitës.
“Nëse opozita do të tërhiqet atëhertë ajo do të vetëasgjesohet. Por një parti si PD ka lindur nga protesta dhe nuk ka si të asgjesohet nga ajo. Edhe qytetarët janë në dilem nëse do të ketë zgjedhje apo votime. Zgjedhjet bëhen tani në demokraci. Votimet bëhen në kohën e qoftëklargut. As procesi nuk do të jetë i rregult sepse është vetëm një kandidat. Ne jemi në kushtet e një absurdi dhe kryeministri duhet ti jap zgjidhje kësaj teme. Ai ka pranuar krizën. Proces farsë nuk do të ketë.”
Duke komentuar qëndrimin e ndërkombëtarëve, ai e ka parë vendimin e tyre si pasojë e gjendjes së Shqipërisë.
“Ndërkombëtarët nuk janë shumë të përfshirë aq sa në 2017. Duke pasur parsyshë këtë eksperiencë apo dhe dosjet 339 dhe 184 ndërkombëtarët kanë dashur të mos implikohen me këto gjëta. Por sigurisht që unë do i ftoja ndërkombëtarët të rrisin përfaqsinë dhe të mos e lënë vetëm me një zëvendësambasadore, siç është SHBA.”
Fjalën e tij Kalaja e ka mbylluar me një komet të shkurtër për protestën e paralajmëruar të 7 në radhë nga ana e opozitës, ajo e datës 25 Maj.
“Protesat e 25 Majit do jete madhështore më e madhe se e fundit. Do te tejkalohet qëllimin dhe pritshmëritë. Kjo mund të jetë protesa e fundit ose e parafundit. Kështe që kryeministri Rama do të marrë një përgjigje të fortë nga personat të cilët kanë të afërmit e tyre në burg, por jo vetëm.”